Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për aksidentet vdekjeprurëse në komunikacion.
Ai i ka cilësuar ato shqetësuese, ndonëse ka thënë se në bazë të statistikave, sivjet kemi më pak të vdekur në krahasim me vitin e kaluar.
“Policia mund t’i ketë disa rezultate në uljen e vdekjeve në aksidente, por nuk mund t’i bëjë e vetme të gjitha. Gjithçka nis nga shkuarja e fëmijëve në shkolla, i cili duhet të edukohet si të kalojë rrugën. Kamerat e shpejtësisë, me blic, do të ishin ndihmesë e madhe për ne. Edhe veturat e kamionët me gjendje të keqe teknike, traktorët e qerret me kuaj, e rrezikojnë sigurinë në komunikacion. Por, me këto duhet të merren edhe inspektorët komunalë, e jo vetëm Policia”, tha Qalaj në “Puls” të KTV-së.