Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Serbia ia bën edhe një pengesë Kosovës

    31/10/2018 | 12:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Serbia ia ka bërë edhe një pengesë Kosovës, kësaj radhe është penguar delegacioni i Kosovës të merrë pjesë në konferencën për romët në Beograd.

    Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje të thellë, e konsideron si absolutisht të papranueshme, shkelje me paramendim të Marrëveshjes për përfaqësim të Kosovës në nismat dhe organizatat rajonale dhe lirinë e lëvizjes së lirë si parim fundamental evropian, veprimin e fundit të autoriteteve zyrtare të shtetit fqinj – Serbisë, për pengesat dhe moslejimin e pjesëmarrjes së delegacionit të Republikës së Kosovës në Konferencën: “Pavarësia ekonomike e grave rome: sfidat dhe shkaqet e hershme”, që ishte paraparë të mbahej nga data 31 tetor deri më datën 1 nëntor në kryeqytetin e shtetit fqinj – Beograd.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës kishte ndërmarrë me kohë të gjitha hapat dhe veprimet dhe kishte njoftuar autoritetet përgjegjëse të shtetit fqinj në lidhje me vizitën dhe përbërjen e delegacionit të Republikës së Kosovës në këtë ngjarje, por vetëm disa orë para mbajtjes së aktivitetit është njoftuar nga Qeveria e Serbisë se “delegacioni nga Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të marrë pjesë në konferencë”.

    Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se këto veprime nga fqinji verior, veç të tjerash i kanë pamundësuar Republikës së Kosovës përcjelljen e trendëve rajonale dhe qasjes ndaj pozitës së komunitetit rom në rajon dhe janë në kundërshtim të plotë me përkushtimin deklarativ për bashkëpunim rajonal, frymën dhe vlerat evropiane dhe zotimin e shprehur për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

    Kjo konferencë ishte organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal -RCC, zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, Trupi Koordinues për Monitorimin e implementimit të strategjisë për përfshirjen sociale të romëve në Republikën e Serbisë dhe CARE International.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.