Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sapo u votua: Lajm i keq për blerësit e veturave

    17/10/2018 | 13:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komisioni për Buxhet dhe Financa me shumicë votash kanë votuar kundër lejimit të importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

    Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Automjete dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, anëtari i komisionit për Buxhet dhe Financa Naser Osmani konsideron se paragrafi 1 nuk është trajtuar mirë dhe është i dëmshëm, raporton KsP.

    Sipas tij, në Kosovë ka një numër të madh të automjeteve të vjetra që qarkullojnë në rrugët e Kosovës.

    “Ajo që është kërkuar, të rritet vjetërsia e importit të automjeteve, prej 10 në 15, do ta rëndojë edhe më tej komunikacionin rrugor. Logjika që ta bëjmë Kosovën depo të hekurishteve, nuk është e mirë”, theksoi Osmani.

    Deputeti Dardan Molliqaj, duke kundërshtuar ndryshimin e projektligjit për veturat, theksoi se ajo që është me rëndësi, është ambienti.

    Sipas tij, ajri i ndotur shkakton dëm në ambient dhe në shëndetin e njerëzve.
    “Nuk besoj që është interes i përgjithshëm, përveç i ndonjë zyrtari apo importuesi të veturave në Kosovë. Ky projektligj nuk duhet të kalojë as në komision e as në Kuvend”, theksoi Molliqaj.

    Sipas tij, nuk është prioritet vetura, por shëndeti dhe ambienti.

    Molliqaj shtoi se zyra e BE-së dhe Ambasada e Gjermanisë e kanë kundërshtuar idenë e importit veturave të vjetra, që sipas tij, kanë të drejtë.

    Iniciuesi i këtij projektligji, deputeti Mërgim Lushtaku, ka thënë se projektligji në fjalë nuk është kundër ligjeve të BE-së, por me këtë projektligj respektohen standardet e BE-së.
    “Qëllim tjetër me këtë projektligj ka qenë edhe mirëqenia sociale, sepse jo të gjithë kanë mundësi të blejnë vetura të reja”, theksoi Lushtaku, duke shtuar se respekton edhe kriteret ambientale.

    Deputetja Safete Haderxhonaj ka shprehur shqetësimin e saj për akcizën e lartë për import të veturave. Ajo ka kërkuar një kontroll me të mirë për veturat, sepse sipas saj, ka automjete të reja dhe ndodhë që nuk janë në rregull, ndërsa ndodhë që ka vetura më të vjetër se dhjetë vjet dhe është në rregull, i plotëson kushtet ambientale.

    Po ashtu edhe deputeti Blerim Kuçi ka përkrahur iniciativën për importimin e veturave më të vjetra sa dhjetë vjet.

    Kryetari i Komisionit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse është qëllimi që t’i ndihmohet qytetarëve, të rekomandohet që të ulet kostoja e importit të veturave, ndërsa të mos përkrahet importi i veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

    Komisioni ka miratuar Projektligjin për Produkte të Ndërtimit dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, që pritet të ketë një implikim financiar 240 mijë euro.

    Po ashtu është miratuar edhe Projektligji nr.06/L-079 për Efiçiencë të energjisë dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal që ka një implikim financiar pak më shumë se 1 milionë euro për vitin 2019.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti për kritikat nga ana e SHBA-së: Janë të padrejta, nuk është mirë të bullizohet Kosova
    • Çeku: Ndalimi i filmave në Luginë, përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar
    • Hamami i Vjetër në Vushtrri vendoset në mbrojtje të përhershme nga shteti
    • Shoqata “Bereqeti” në Vushtrri ndihmon 50 familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.