Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Sedat Rashica, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka treguar për investimin e rradhës që do të bëjë Drejtoria Komunale të cilën ai e udhëheqë.
Rashica ka dhënë një listë të rrugëve të cilat kanë ndriqim të zakonshëm dhe në të cilat do të bëhet investim sa i përket ndriqimit publik i cili do të rivendos në ato rrugë ndriqimin me llamba LED, një ndriqim me pak shpenzime dhe më i qëndrueshëm.
Rrugë në të cilat shumë shpejt pritet ky investim janë :
Rr. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Rr. “Bahri Kuqi”
Rr. “Bekim Berisha Abeja”
Rr. “Enver Musa”
Rr. “Ismail Qemali”
Rr. “Faruk Beqiri”
Rr. “Bedri Pejani”
Rr. “Ukshin Kovaçica”
Rr. “Ajet Gerguri”
“Në këto rrugë sistemi i ndriçimit është me llamba të zakonshme që karakterizohen me një dritëdhënje specifike shumë të ulët, prandaj duke marr parasyshë frekuentimin e madh të qytetarëve në këto rrugë dhe gjërsinë e rrugëve do të vendosen llambat LED të cilat do të përmirsojnë ndriçimin dhe do të kursejnë energjinë!” ka shkruar Rashica në facebook./VushtrriaOnline