Roza Lati, moderatorja e emisionit “Why Not” në Ora News, i ka habitur të gjithë mbrëmjen e sotme për herë të dytë.
Ajo kishte të ftuar në studion e emisionit reperin e njohur Fero.
Ata shkëmbyen sërish një puthje me njëri-tjetrin, duke ndezur studion e emisionit.
Kujtojmë se të njëjtin veprim Roza u detyrua ta bënte muaj më parë, kur qarkullonin fjalë se ajo shkonte me Feron.
Para se të merrte këtë vendim, ajo u shpreh asokohe:
Unë kam intervistuar shumë djem, përse zgjodhët Feron? Hyra në livestream në Instagram dhe isha me mikeshën time Dorina Memën kur mora një koment. Kam 8 muaj që jam në një lidhje me një djalë tjetër, çi keni këto muhabete? Sa herë që futem në livestream dhe më bëjnë komente, më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë. Si thua t’ia bëjmë qefin?”