Prezantuesja e sportit në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), Arbnora Ademaj dhe gazetari e moderuesi i rubrikës së “ShowBizi-it” në KlanKosova – Vlorjan Halili me sa duket po kalojnë kohë të mira së bashku.
Ish-prezantuesja e “SuperSport Kosova”, së fundi është ‘rehatuar’ në RTK, aty ku edhe e udhëheqë një emision Sportiv, përderisa Vlorjani i KlanKosovës, është i njohur për stilin unik të moderimit të emisioneve të Shou Biznesit, përfshirë këtu edhe emisionin “Trip Lista”.
Është prezantuesja, Arbona Ademaj ajo e cila ka publikuar një video dhjetë sekondëshe, ku shihet shumë afër me Vlorjan Halili.
Me aq sa mund të shohim në video, që të dy gazetarët kanë bërë skena ‘të nxehta’ përderisa nuk hezitojnë të preken me trupa gjatë vallëzimit.
Shiko Videon:
Arbnora – Vlorijani on Vidnews.