Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Publikohet fotografia që thuhet se është bërë gjatë faljes së namazit të Ibrahim Rugovës

    19/10/2018 | 19:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Debatet gjatë ditëve të fundit janë shtuar rreth mënyrës së varrimit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Përderisa myftiu i Kosovës, Naim Tërnava konfirmoi se Rugovës i është falur namazi i xhenazes, ish-shefi i protokollit të presidentit po e kundërshton një gjë të tillë, shkruan Insajderi.

    Në këtë debat është përfshirë edhe zyrtari për media i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, i cili ka dërguar një fotografi që sipas tij dëshmon se fjalët e Tërnavës janë të vërteta.

    Në emisionin Fronal, Salih Cacaj, ish-shefi i protokollit të presidentit Ibrahim Rugova derisa ishte duke deklaruar se Rugova nuk i është nënshtruar asnjë rituali fetar, Sadriu ka dërguar një fotografi që sipas tij ka qenë gjatë momentit të faljes së namazit të xhenazes.

    “Me keq ardhje e them se ajo që deklarojnë është e paqëndrueshme sepse në varrim e Rugovës në asnjë mënyrë asgjë nuk kemi paraparë”, ka thënë Cacaj më tutje.

    “Nuk ka qenë asnjëherë i anëtarësuar në Bashkësinë Islame, nuk ka paguar anëtarësim dhe nuk ka shkuar asnjëherë në xhami, nuk ka pas si të varroset me një ritualë të tillë”, kishte deklaruar fillimisht Cacaj,

    Më pas Sadriu ka dërguar një fotografi e cila për nga cilësia është e dobët, por që sipas tij ka qenë gjatë momentit të faljes së namazit të xhenazes.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    • Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja
    • Armen Muja: LDK e PDK kanë koordinim e orekstrim për arrestimin e ministrave tanë
    • Arrestimi i policit për spiunazh, Prokuroria jep detaje: Iu gjetën dokumente konfidenciale, është ndaluar për 48 orë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.