Thuhej se Aida Dërguti, dikur figura qëndrore e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ishte dhe shkaku që u vunë në pahë ndasitë brenda këtij subjekti politik, e të cilat u manifestuan edhe me ndarjen përfundimtare të një grupi nga kjo parti.
Nuk ka pak ditë që kjo parti ka planifikuar të hap një numër të konsiderueshëm të zyrave në qytetet e degës e saja nëpër Kosovë, e nga ajo që po shihet duket se edhe Vushtrria është marrë seriozisht që edhe në këtë qytet të hap zyrën e saj.
Tashmë duket se punët teknike kanë përfunduar dhe nga disa fotografi të siguruara nga gazetari Avni Deliu, shihet edhe llogoja e vendosur në xhamat e lokalit ku do të jetë edhe zyra e PSD-së për Vushtrri.
Lokacioni i saj do të jetë përballë BIK-ut në Vushtrri.