Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Postimi prekës i Jahjagës me vushtrriasen Vasfije Krasniqi, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës

    16/10/2018 | 21:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë një postim mjaft prekës në profilin e saj në Facebook. Ajo ka treguar se si Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka thyer heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të. Jahjaga në këtë postim ka treguar se në vitin 2014, kur si Presidente e vendit kishte themeluar Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale Gjatë Luftës, kjo temë, siç ka thënë Jahjaga ishte ende tabu në sferën publike.
    Ky është postimi i plotë i Jahjagës në Facebook:

    Sot, Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë theu heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të, duke përfshirë stigmatizimin nga shoqëria dhe rrugën e mundimshme për të kërkuar drejtësi.

    Momente të tilla tejet prekëse, në të njejtën kohe janë dëshmi e forcës dhe guximit të jashtzakonshmëm të të mbijetuarve, të cilët përkundër vështirësive, me aktivizmin e tyre po ngritin vetëdijen se përdorimi i dhunës seksuale si mjet lufte duhet të zhduket njëherë e përgjithmonë dhe se kryesit e këtyre krimeve duhet të përballen me drejtësi!

    Sot, teksa dëgjoj Vasfijen e guximshme duke ndarë tregimin e saj të hidhur me të gjithë ne, rikujtohem edhe për progresin që është arritur në luftimin e stigmës, sidomos që nga viti 2014 — falë mobilizimit tonë mbarë shoqëror. Në vitin 2014, kur si Presidente e vendit themelova Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale Gjatë Luftës, kjo temë ishte ende tabu në sferën publike.

    Prandaj, shembulli i Vasfijes është tregim i shpresës se, përkundër vështirësive, me përkushtim nga secili prej nesh, ne do ju sigurojnë të mbijetuarve se ata dhe ato nuk janë vetëm, dhe se ne do të jemi gjithmonë pranë tyre—sidomos në betejën e radhes, atë të qasjes në drejtësi!

    Fushata si “Bëhu zëri im” e organizuar nga KRCT dhe Medica Gjakova meritojnë përkrahjen e të gjithë neve. Me të vërtetë, heshtja është thyer, është bërë zë i fuqishëm dhe i pandalshëm

    —deri në arritjen e drejtësisë!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.