Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia kërkon nga qytetarët që t’i ndihmojnë për kapjen e këtyre tre personave

    16/10/2018 | 17:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre personave të rrezikshëm.

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona të cilët i konsideron si të rrezikshëm dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tyre.

    Policia e Kosovës e rajonit të Prishtinës gjatë ditës së sotme ka arrestuar gjashtë persona si të dyshuar për raste të ndryshme të grabitjeve.

    Mirëpo, përveç këtyre të arrestuarve Policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, raporton lajmi.net.

    Sipas Policisë, këta të dyshuar konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

    “Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Të kërkuarit nga policia janë:

    Kastriot Shala, i lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.

    Ridvan Ademi, i lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës.

    Leutrim Latifi, i lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.