Policia e Kosvës ka konfirmuar incidentin e ndodhur në orët e mbrëmjes së sontme në Prishtinë, ku gjatë një aksioni policor kanë përdor edhe armë zjarri ndaj disa të dyshuarve, që iu është vënë në ndjekje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për “Gazeta Blic” se gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë.
“Mund të ju konfirmoj qe sonte gjatë realizimit të detyrave operacionale nga njësitet policore ne lagjen “Përroi i Njelmët” nga rrethi i “Ismetit” në drejtim të “Zonës Industriale” eshte vërejtur një veturë të dyshimt me targa te njohura per policinë dhe te njëjtes nga zyrtaret policor i është dhënë shenjë për tu ndalur. Pasi qe te dyshuarit kanë kuptuar se do te ndaloheshin nga Policia, kanë filluar të ikin, në drejtim të “Zonës Industriale” Njësia Policore iu është vu në ndjekje, ku gjatë ndjekjes, të dyshuarit me veturen e tyre disa here kanë goditë veturën policore ku si pasoj e kesaj zyrtaret policor kane pesuar edhe lendime. Gjatë ndjekjes njëri nga të dyshuarit ka drejtuar një armë drejt policëve, dhe zyrtari policor eshte detyruar të shtie me armë në drejtim të të dyshuarëve. Në asistencë kanë dale edhe njësi të tjera te PK-së. Deri ne keto momente nuk raportohet per të plagosur apo viktima tjera. Gjate operacioni Policia ka arrestuar dy persona te dyshuar te involvuar, perderisa eshte edhe ne kerkim te personit te tretë. Njesitet kompetente policore jane duke vazhduar me operacionin dhe hetimin me ne detaje te ketij incidenti ku per rrethanat tjera do te njoftoheni me kohe. Policia mbetet e perkushtuar ne realizimin e detyrave zyrtare ne funksion te zbatimit te ligjit dhe krijimit te nje sigurie me te madhe per qytetaret duke luftuar te gjitha dukurite negative dhe krimet ne pergjithesi”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë së Kosovës.