Në praninë e Ministrit Kujtim Gashi, ish-kryetarit Bajramit Mulaku, Kryetarit Tahiri, me një ceremoni solemne sot është bërë përurimi zyrtar i objektit të ri të Qendrës Rinore në qytetin e Vushtrrisë, një investim ky i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që do t’u mundësoj të rinjëve vushtrrias zhvillimin e shumë aktiviteve të ndryshme rinore, kulturore dhe sportive.
Me një ceremoni rasti të shoqëruar me valle, dhe fjalime të protagonistëve kyq për këtë projekt, u pre shiriti i cili edhe përuroi zyrtarisht këtë objekt, ndërkohë që fjalime mbajtën Kryetari Tahiri, dhe Ministri i Kulturës Kujtim Gashi.
Në fjalimin e tij Tahiri tha se është një nder i veçantë që sot përurojnë Qendrën e Re Rinore të Vushtrrisë, objekt ky që do të jetë në shërbim të rinjëve të Vushtrrisë dhe në shërbim të mbështetje të organizatave rinore.
Fjalimi ka mbajtur edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikasteri i të cilit financoi ndërtimin e projektit. Gashi ka uruar të rinjtë dhe qytetarët e Vushtrrisë për këtë objekt modern, për të cilin tha se janë investuar 250 mijë euro, i cili është edhe një prej investimeve më të mëdha të Departamentit të Rinisë. Gashi tha se ky projekt nuk do të jetë projekti i vetëm në Vushtrri i Ministrisë që ai udhëheqë, porse në Vushtrri ata janë duke bashkëfinancu së bashku me komunën edhe projekte të tjera.
Në këtë ceremoni prezent ishin poashtu edhe Drejtoresha Shpresa Rama, ish-Kryetari Bajram Mulaku, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku./VushtrriaOnline