Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “Përtej Maleve Tona”, filmi për çiftin shqiptaro-serb në Mitrovicë shfaqet në Nju Jork

    19/10/2018 | 14:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Etriti dhe Milena janë një çift shqiptaro-serb në Mitrovicë dhe personazhet e një filmi me metrazh të shkurtër, që rrëfen historinë e dashurisë së tyre në një moment vendimtar, kur Milena ka një shans të shkojë të jetojë në Oslo të Norvegjisë.

    Në filmin “Beyond our Mountains”, “Përtej maleve tona”, autorja dhe regjisorja amerikane Madeline Johnson shtjellon tensionin e dy jetëve të reja që mbartin mbi vete jo vetëm ndjenjat për njëri tjetrin, por edhe sfidat e së kaluarës dhe marrjes së një vendimi që mund t’u sakrifikojë të ardhmen e dashurisë së tyre.

    Madeline Johnson kishte folur për “Zërin e Amerikës” në lidhje me këtë film si dhe për idenë e filimit. Ajo ka pohuar se idea erdhi pas vizitës që ajo ja bëri shoqes së saj e cila punonte në Kosovë, si dhe ajo shtoi se vendi e kishte tërhequr aq shumë dhe historia e saj e kishte joshur për të krijuar një film, ku sot do të shfaqet sot në Festivalin e Filmit Crown Heights në Brooklyn të Nju Jorkut.

    “Në përgjithësi në filmat që krijoj, unë përpiqem t’i përgjigjem një pyetjeje të caktuar, përmes shtjellimit të një historie. Në këtë rast, pyetja ishte “Si mund t’i shërosh plagët?”, veçanërisht për këta personazhe që kishin pasur një marrëdhënie të vështirë. Unë kisha një shoqe që punonte në Kosovë dhe shkova dy herë për ta takuar dhe kur isha atje, e pashë sesa vend interesant, magjepsës dhe i bukur ishte kështu që doja që ta vendosja historinë atje dhe t’i përpunoja temat më shumë atje”.

    Sai i përket aktorëve që luajnë në këtë film ajo ishte shprehur se aktorin kryesor ja kishin sugjeruar qendra kinematografike dhe ishte mahnitur nga profesionalizimi i tyre.


    “Vali (Krasniqi) që luan personazhin tjetër kryesor, m’u sugjerua nga kompania kinematografike me të cilën punova unë që kishte punuar më parë me të dhe foli shumë mirë për të. Ai ishte fantastik, shumë punëtor dhe solli shumë njohuri, kurse aktoren kryesore Gala (Shalipur), e rekomandoi një mik i im. Të dy ata së bashku kishin një natyrë bujare dhe të ngrohtë, prandaj ishte e lehtë për ta që të punonin së bashku, të ndihmonin njëri-tjetrin gjatë xhirimeve. Lidhja mes tyre ishte vërtet kuptimplotë”.

    Sa i përket shfaqjes së filimit në Kosovë ajo është shprehur se ka dëshirë që ai film të shfaqet edhe në Kosovë.

    “Po, do të më pëlqente. Tani filmi është në fazën e pjesëmarrjes në festivale, por do të ketë mundësi të tjera. Pa dyshim që do të kisha shumë dëshirë ta ndaja me komunitetet në Kosovë”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.