Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Përfaqësuesja e BE-së u’a thotë në fytyrë politikanëve kosovarë

    10/10/2018 | 17:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ju ka kërkuar zyrtarëve të lartë shtetëror që të shmangin premtimet për afatet për lëvizjen pa viza në Zonën Shengen, duke u cilësuar si “afate artrificiale”.

    “Akoma s’kemi arritur në cak. Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. Dhe tani varet nga Këshilli dhe vendet anëtare. Në këtë fazë nuk dihet se kur mund të merret një vendim i tillë. Kosova duhet të shmangë afatet artificale për lëvizje pa viza,” është shprehur Apostolova, raporton EkonomiaOnline.

    Këto komente ajo i ka bërë gjatë lansimit të fushatës së Ministrisë së Integrimit Evropian për vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës se çfarë do të thotë lëvizja pa viza në vendet e Shengenit.
    Sipas saj, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbete sfidë fundamentale për vendimin final.

    “Është e vërtetë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbete sfidë fundamentale, nëse ka progres në sundimin e ligjit kjo mund të ndikojë në vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave. “

    “Në muajt e kaluar kemi këshilluar Qeverinë e Kosovës që të gjithë qytetarët të kuptojnë se çfarë nënkupton lëvizja pa viza. “

    “BE e mbështetë fuqishëm këtë fushatë të Ministrisë së Integrimit Evropian.”

    Qytetarët mund të rrinë në Zonën Shengen 90 ditë në çdo 180 ditë. Qëllimi i udhëtimit nuk mund të jetë të vijohet arsimi i lartë. Nëse nuk respektohet udhëzuesi për lëvizje pa viza, vendimi mund të pezullohet, dhe se do të ketë vlerësim çdo vit në respektimin e udhëzuesit për lëvizje pa viza.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për nesër
    • Lëshohet lokali me qera në kompleksin “Qarshia” në Vushtrri
    • Spahiu thotë se flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri
    • Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës
    • Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.