Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Për SHBA-në, zgjidhja më e mirë është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

    19/10/2018 | 10:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-ambasadori i SHBA-së në Beograd, tani kryetar i institutit “East West”, Cameron Munter, ka deklaruar se për Washingtonin lëvizja më e mirë do të ishte nëse do të kishte njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës.
    “Zgjidhja më e mirë është që Kosova e pavarur dhe Serbia e pavarur të mësojnë të punojnë njëra me tjetrën, që të punojnë për të ardhmen”, ka thënë ai për televizionin N1, përcjell Koha Ditore në numrin e sotëm.

    Duke komentuar deklaratën e ambasadorit aktual amerikan në Serbi, Kyle Scott, i cili ka thënë se Kosova për SHBA-në është shtet i pavarur, Munter përkujtoi se sa ishte ai ambasador në Beograd, SHBA-ja e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Siç e ka thënë ambasadori Scott, kjo nuk është asgjë e re. Ky është qëndrim i SHBA-së ndaj një shteti të vërtetë, sikur që edhe Serbia është shtet i vërtetë. Ky është qëndrim ynë që prej 10 vjetësh. Befasohem që kjo i befason serbët. Amerika gjithmonë ka konsideruar se ka një të ardhme për Kosovën e pavarur dhe për Serbinë e pavarur bashkë, në marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe në rrugë drejt Evropës, me përkrahje nga miqtë amerikanë. Ky gjithmonë ka qenë qëndrimi ynë dhe mendoj se pikërisht këtë e ka thënë Kyle Scott”, tha Munter.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.