Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Për Serbinë, refuzon Shqipërinë dhe Kosovën

    28/10/2018 | 18:09
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëse do t’i thoshe një shqiptari të Kosovës në vitin 1999 se pas 19 vitesh një futbollist shqiptar nuk do të pranonte Kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur për Serbinë (Përfaqësuesja e Kosovës ishte një ëndërr e largët në ato vite) mbase nuk do të të kursente plumbin!

    Megjithatë, jetojmë në një realitet tjetër dhe në një kohë krejt të ndryshme, paqeje të detyruar, fatmirësisht. E në këtë atmosferë të acaruar në ajër, na del një djalosh, Arton Zekaj, që refuzon Shqipërinë dhe Kosovën për të nderuar fanellën e Serbisë!

    Rast grotesk, por i vërtetë! Mesfushori 18-vjeçar ka lindur në Beograd. E ka nisur karrierën e tij te Partizani i Beogradit dhe duket se është ushqyer me të njëjtën frymë si çdo banor tjetër i shtetit fqinj.

    Mbase ka mësuar dhe historinë e padrejtësisë se si Serbisë “iu hoq me forcë një pjesë e territorit”. Përndryshe, nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër dhe asnjë motiv që një shqiptar i Kosovës të përfaqësojë Serbinë! Tmerr!

    Lojtari i lindur në vitin 2000, bëri hapin e madh në karrierë, pasi kaloi nga kampionat serb i futbollit te gjigantët e Lilles në Francë.

    Francezët paguan 300.000 euro për shërbimet e tij. 260.000 mijë për Partizanin e Beogradit si taksë e formimit dhe 40 mijë për ekipin e Sopot Beograd, ku luajti në sezonin para se të transferohej në klubin francez.Zekaj është grumbulluar rregullisht nga kombëtaret U-15, U-16 dhe U-17 të Serbisë.

    Ai është lojtar i rëndësishëm, pasi ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit me këtë skuadër. Sa krenare do të jetë familja e tij, shumë. E ka ushqyer me vlera dhe me tradita shqiptarësh! Sidomos tani që ka refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.