“Dy dele, treqind pare
Eja Dreni, eja Dreni, hyr në valle
Merre Gentin, merre Gentin dor’ për dore,
Mashallah, mashallah, ç’ju paska hije
Si bakllava, si bakllava në tepsie”
Këtë tekst e mësojnë nxënësit e klasës së parë, në librin e Edukatës Muzikore.
Ky tekst ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, nga prindërit që nuk janë të mendimit se fëmijët e tyre duhet ta mësojnë këtë, raporton KTV.
E pajtimit për të mos ia mësuar nxënësve të vet, është edhe mësuesja e klasës së parë në sh.f. “Ismail Qemali”, Vildane Çeliku Halimi.
Ajo thotë se këtë tekst do ta tejkalojë.
KTV-ja ka tentuar të marrë një përgjigje nga autorja e Edukatës Muzikore të klasës së parë Drita Rudi, por ajo nuk ka qenë e qasshme gjatë ditës.
E, Valmir Gashi, këshilltar politik në Ministrinë e Arsimit ka thënë se Këshilli i ekspertëve të MASHT-it, për ndryshimin e teksteve shkollore, do të vendosin shumë shpejt nëse ky tekst do të ndryshohet apo do të kërkohet nga mësimdhënësit që ta kalojnë atë tekst dhe të mos ua mësojnë nxënësve.