Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Për një javë konfiskohen 14 automjete të paregjistruara në veri

    04/10/2018 | 10:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti, ka thënë se me zbatimin e planit operativ të Policisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të paregjistruara dhe të parregullta situata në trafik është përmirësuar. Masat nuk vlejnë për automjetet të cilat qarkullojnë me tabela që i kanë lëshuar autoritetet serbe, “PR”, “KM”, “PE”, “UR” e “PZ”.

    Për një javë, sa Policia e Kosovës është duke zbatuar planin operativ për largimin nga komunikacioni dhe konfiskimin e të gjitha automjeteve të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, në komunat veriore të Kosovës janë konfiskuar 14 automjete të paregjistruara, ka thënë Policia e Kosovës.

    Në Polici janë shprehur të kënaqur me zbatimin e planit operativ për siguri në komunikacion, pasi që nga fillimi i vitit në rajonin e Mitrovicës Veriore, sipas kapiten Besim Hotit, nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet, shkruan Gazeta “Zëri”.

    Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë për “Radio Kontakt Plus” se që nga 24 shtatori, kur kanë hyrë në fuqi masat për largimin e automjeteve teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, në rajonin e Mitrovicës së Veriut është përmirësuar dukshëm situata në komunikacion dhe siguria e qytetarëve. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.