Vëllai i 22 vjeçares nga Skenderaj, Arbnora Dobrës, ka njoftuar se ajo është gjetur dhe se është shëndosh e mirë.
Drilon Dobra, ka falendëruar Policinë e Kosovës dhe të gjithë organet kompetente që sipas tij nuk kanë rreshtuar së kërkuari atë.
Arbnora ishte gjetur në Maqedoni nga autoritetet.
Vëllai i saj Driloni falendëron edhe shokët nga Maqedonia që i ndihmuan për ta gjetur atë.
Postimi i plotë i tij:
Falenderimi i takon ALLAHU-T te madherishem qe motra ime Arbnore Dobra u gjinde shendosh e mire, ne familja Dobra falenderojme policine e Kosoves dhe te gjitha organet kompetente qe ne asnje minute nuk kan rreshtur se punuari ne menyre profesionale gjitheashtu falenderojme miqet , shoket dhe krejt dashamiret qe ndane kete dhimbje me ne , falenderim i vecante shkon edhe per shoket nga Maqedonia per ndihem e ofruar nga ta . Me respekt familja Dobra.