Robert Berisha dhe Leila Kraja po bëjnë spektakël në skenën madhështore të ‘Dance With Me’.
Këngëtari Robert Berisha dhe prezantuesja Leila Kraja së fundmi në ‘Dance With Me’ kanë ardhur me një vallëzim tejet të nxehtë, shkruan lajmi.net
Së bashku me partnerin Robert Berisha, ajo ka performuar para publikut, një kërcim te nxete duke i lënë kështu të gjithë pa fjalë.
Dyshja u duartrokit shumë dhe u vlerësua me pikë të larta. Në fund të kërcimit Robert Berisha falenderoi produksionin që i ofroi të ishte pjesë e këtij spektakli dhe tha se u kënaq shumë.
Mirëpo njësoj nuk ka ndodhur edhe me moderatoren e bukur e cila mësohet se i ka kërkuar ndjesë familjes për skenat e nxeta me Robertin.
Sipas Kledi Kadiut ajo ka thënë: Po, i kërkova ndjesë se nuk e dija si do të performoja se është hera ime e parë. Por i kërkoj ndjesë edhe familjes time, por është për hir të spektaklit.
E cili do të jetë reagimi i Norës? Ajo sigurisht se nuk do të donte t’i shihte kurrë këto skena të burrit të saj me një femër tjetër, e që është shumë e lezetshme.