Para pak ditësh është publikuar projekti i ri nga dyshja e famshme e estradës, Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu.
“Nënë e bijë”, sollën këngën e re të titulluar “Çika e hastretit” e cila u mirëprit nga publiku, shkruan lajmi.net
Ky projekt i tyre për pak ditë ka mbledhur një milion klikime në kanalin, Youtube e që artistet i janë gëzuar këtij suksesi.
“1 Milion për pesë ditë”, shkruan Engjëllusha në postimin e hedhur në Instagram.
Shyhrete dhe Engjëllusha këtë verë kanë qenë tejet aktive në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare e që në prurje të reja nuk po ndalen.