Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë ka filluar së zbatuari planin operativ me në fokus ‘kontrolli i traktorëve dhe makinave bujqësore’, njofton kumtesa policore.
Gjatë javës që lamë pas nga njësitë në terren për parregullsi në fushën e trafikut janë shqiptuar 19 gjoba për drejtues të traktorëve ndërsa janë larguar nga qarkullimi 35 traktorë, transmeton Koha.net.
Duke pasur parasysh rastet tragjike të aksidenteve, ku si shkaktarë konsiderohen traktorët, Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e traktorëve dhe makinave bujqësore, që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë qarkullimit të tyre.