Organizata për Zhvillim Civil (CDO) në kuadër të projektit “Trajtimi i Ndërtimeve pa Leje në Veriun e Kosovës”, ka organizuar Fokus Grupin me qëllim të diskutimit të nenin 6 “Përgjegjësitë e Komunave për trajtimin e ndërtimeve pa leje” nën LIGJIN Nr. 06/L-024 PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE.
Në këtë takim ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Gjeodezi, Katastër dhe Pronë, Egzon Jashari, udhëheqësi i Legalizimeve në Drejtorinë e Planifikimit dhe Urbanizimit, Besim Shala, dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Ky projekt ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe përgjegjësisë së qeverisjes locale në 7 Komunat e Kosovës së Veriut në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse duke identifikuar, analizuar dhe avokuar sfidat e trajtimit të ndërtimeve pa leje.
Merita Mripa, projekt menagjere dhe Migjen Abrashi, drejtor ekzekutiv, nga organizata CDO kanë falenderuar zyrtarët komunal të cilët iu kanë përgjigjur ftesës si dhe kanë njoftuar për qëllimin e organizimit të focus grupit. Me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit të Ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje, është krijuar mundësia për trajtimin e ndërtimeve pa leje në tërë territorin e Kosovës, ky ligj ka përcaktuar një procedurë unike për trajtim, ndërsa Udhëzimet Aministrative do të pregaditën që brenda afatit 6 mujor maximal të aprovohen dhe më pastaj do të publikohen procedruat e aplikimit për qytetarët.
Nënkryetari Mujka theksoj se kemi bashkëpunim shumë të mirë me organizatën CDO dhe se dy vitet e fundit jemi së bashku me temat e legalizimeve.
“ Kjo është një ndër tryezat e organizuara nga CDO dhe po më vjen mirë që ligji i ri për legalizime është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, është një lajm shumë i mirë për të gjitha komunat e Kosovës. Komuna e Mitrovicës do të krijon të hyra me rastin e implementimit të këtij ligji, ndërsa sa i përket kapaciteteve, konsideroj që kemi kapacitete njerëzore për ta implementuar, por meqenëse do të kemi shumë lëndë, dhe kërkojmë një mirëkuptim edhe nga zyrtarët e Komunës edhe nga qytetarët”, tha nënkryetari Mujka.
Udhëheqësi i legalizimeve Besim Shala paraqiti të gjitha përgjegjësitë e Komunës për trajtimin e ndërtimeve pa leje. “
Komunat kanë përgjegjësinë primare për zbatimin e këtij ligji për kategoritë I dhe II të ndërtimit si dhe ushtrojnë përgjegjësitë e përcaktuara në këtë ligj, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: ndarjen e resurseve njerëzore dhe financiare të nevojshme për zbatim efektiv dhe efikas të këtij Ligji; zhvillimin e fushatave të komunikimit për informimin e publikut lidhur me kërkesat për zbatimin e këtij Ligji, në bashkëpunim me Ministrinë; pjesëmarrjen në trajnimet e zhvilluara nga Ministria për komunat për zbatimin e këtij Ligji”, theksoj Shala.
Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Katastër dhe Pronë Egzon Jashari tha se duhet ta vlerësojmë lartë angazhimin e CDO-së që është duke trajtuar këtë çështje me një rëndësi nacionale të vendit. Ligji i vjetër edhe pse nuk ka dhënë një rezultat të mirë por ka identifikuar së paku një numër enorm të ndërtimeve pa leje. Ligji aktual do të ketë më shumë përfshirje të gjitha institucioneve, në nivel lokal, nga ligji aktual i kemi vetëm në vija të trasha përgjegjësitë, por presim që udhëzimet administrative të aprovohen në afat prej 6 muajve.
Organizatat partnere CDO nga Mitrovica e Jugut dhe CËD nga Mitrovica e Veriut janë duke implementuar këtë projekt “Trajtimi i Ndërtimeve pa Leje në Kosovën Veriore” në kuadër të Fondit Katalitik (CSCF) si aktivitet i Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës zbatuar nga CBM, UN-Habitat dhe PAX përkrahur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimi dhe Zhvillim (Sida).