Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë në emër të kampanjës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit shfaq filmin “Miss you already” të premten më 19 tetor 2018 në ora 18:00 në objektin e Kalas së qytetit.
Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport këtë film e shfaq në bashkëpunim me Grupin joformal të grave dhe OJQ “Ato”.
Ky film ngërthen në vete situatën në të cilën ndodhet një grua me diagnostifikimin e kancerit të gjirit, kështu duke e parë këtë film me një grua duke luftuar me një sëmundje të tillë me vullnetin maksimal na ndihmon edhe neve që të kemi forcë, besim dhe mbi të gjitha gatishmërin që gratë ta përkrahin njëra tjetrën maksimalisht në aspektin moral./VushtrriaOnline/.