Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Në Britani zbulohet monedha ‘Nuk ka Zot tjetër përpos Allahut një’

    26/10/2018 | 20:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Britani ekziston edhe monedha në të cilën shkruan se ‘Nuk ka Zot tjetër përpos Allahut një’.
    Një ekspozitë ka zbuluar se një mbret mesjetar në Britani nxirrte monedha ari me fjalët arabe në to, që thoshin “Nuk ka Zot përpos Allahut një”.

    Mbreti Offa i Mercias, që sundoi mes viteve 757 dhe 796 pas Krishtit, prodhoi qindra dinarë ari që mbanin emrin dhe deklaratën e besimit islam.

    Ai konsiderohet si mbreti anglo-sakson më i fuqishëm, para Alfredit të Madh, sundimi i të cilit shtrihej jashtë Mercisë në mbretëri si Kent, Sussex dhe Wessex.

    Sunduesi i krishterë bënte tregti me Evropën dhe Mesdheun, duke përfshirë edhe Spanjën e atëhershme myslimane, transmeton Express.

    Kjo e shpjegon edhe më mirë arsyen pse ky mbret prodhonte monedha të tilla. Dr. Alison Hudson, bashkë-autor i ekspozitës së re të Librarisë Britanike, tha: “Ai që i bëri këto para anglo-saksone duket qartë se nuk e kuptonte arabishten”.

    “Mbishkrimi arab është i vendosur nga poshtë-lartë, në lidhje me emrin Offa, dhe ka dëshmi të bollshme që tregojnë se Offa ishte i krishterë, jo mysliman”.

    “Në fakt, monedhat e arit mund të jenë një nga 365 monedhat e arit që Offa raportohet se ia dërgoi Papës në Romë. Monedhat tregojnë rëndësinë dhe ndikimin e lidhjeve tregtare mes mbretërive anglo-saksone dhe mesdhetare gjatë kësaj periudhe”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për nesër
    • Lëshohet lokali me qera në kompleksin “Qarshia” në Vushtrri
    • Spahiu thotë se flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri
    • Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës
    • Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.