Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ndotja e ajrit, Korporatës Energjetike i ndalohet t’i ‘pajisë’ punëtorët me thëngjill

    23/10/2018 | 10:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nxjerr sot një vendim i cili ndalon çfarëdo mase për dhënien e thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e ndërmarrjes Korporata Energjetike e Kosovës.

    Në arsyetimin e kësaj ndalese, thuhet se ky vendim është në përputhje me angazhimet e Task-Forcës ndërministrore për përmirësimin e cilësisë së ajrit me qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe të stimulimit për zbatimin e masave për zhvillim të pastër në përputhje me Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit, raporton lajmi.net.

    Vitin e kaluar kryeqyteti i Kosovës, Prishtina figuronte ndër vendet e para në botë me ndotje të ajrit. Për këtë arsye ishte ndaluar shitja dhe përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.

    Por të njëjtin problem kryeqyteti e ka edhe këtë vit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje bëri të ditur se është rikthyer ndotja e ajrit dhe shkaktar për këtë janë termocentralet dhe përdorimi i ngrohjes.

    Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga ambasada amerikane në kryeqytet, mbrëmë ndotja e ajrit ka shënuar nivelin prej 122 PM, e cila cilësohet si shumë e pashëndetshme për grupe të caktuara të njerëzve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.