Mesditën e kësaj të diele, Rumania dhe Serbia u përballën në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve.
Por atje raportohet se u dëgjuan thirrje të tifozëve rumunë se ”Kosova është Serbi”, zëra të atij momenti të cilët janë ndarë edhe përmes një videoje të publikuar, njofton Klan Kosova.
Këto thirrje thuhet se janë përkrahur nga tifozët, sidomos nga këndi ku janë të vendosur tifozët serbë.
Rumania përndryshe është një prej pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.