Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ndërron jetë shkrimtari ynë i madh

    11/10/2018 | 10:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari Fatos Arapi.

    Ai lindi në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu shkollën e mesme. Ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

    Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008, ai fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

    Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai shkroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: ‘Patat e egra’, 1969; ‘Cipa e borës’, 1985; ‘Gjeniu pa kokë’, 1999 etj; disa romane: ‘Dhjetori i shqetësuar’, 1970; ‘Shokët’, 1977; ‘Deti në mes’, 1986; disa drama: ‘Partizani pa emër’, 1962; ‘Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk’, ‘Në front diku’, 1995;

    Po ashtu, Arapi ka bërë disa përkthime si: ‘Këngë për njeriun’, Nikolla Vapcarov, 1981; ‘Poezi’, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; ‘Antologji e poezisë turke’ etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.