Biznesmeni dhe humanisti vushtrrias Naser Imeri ka marrë sot një mirënjohje nga Klubi i Astronomisë së Kosovës, të cilin e udhëheq Pranvera Hyseni.
Imeri kishte përkrahur financiarisht udhëtimin e astronomes së re nga Vushtrria, Pranvera Hyseni, e cila muaj më parë udhëtoi për në SHBA ku vizitoi NASA-n dhe qendra të tjera të rëndësishme për astronominë.
Pikërisht për këtë përkrahje vet Pranvera Hyseni i ka ndarë atij sot një mirënjohje në emër Astronomy Outreach Kosovo.
Këtë mirënjohje duket se e ka pritur mjaft mirë edhe vet Naser Imeri, i cili është shprehur i nderuar për këtë mirënjohje.
“Ndjehem i nderuar të pranoj mirënjohje nga astronomja vushtrriase Pranvera Hyseni dhe organizata e saj e Astronomisë. Unë dhe kompania ime pa hezitim e kemi mbështetur Pranverën në udhëtimin e saj shkencor në qendrën hapësinore të NASAs në SHBA. Arritjet dhe hulumtimet e saj, na kanë bërë krenar jashtëzakonisht shumë. Ajo do ta ketë përkrahjen e vazhdueshme nga ana jonë!
J” ka shkruar Imeri në llogairnë e tij në facebook.