Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor, në të cilin me shumicë votash rizgjodhi Naim Tërnavën myfti të saj.
Tërnava në një fjalim të mbajtur pas rezultateve ka thënë se ky post i jep kurajo për të vazhduar punën e tij, raporton Indeksonline.
“Trupi zgjedhor i BIK më dha mandatin për të udhëhequr sërish me institucionin fetar më të rëndësishëm në vend. Ky vendim më jep kurajë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë. E dini se në rrugëtimin tonë kemi kaluar më periudha të vështira”, ka thënë ndër tjerash Tërnava.