Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministrja Hoxha i ndërron fjalët, a do të liberalizohen vizat këtë vit

    25/10/2018 | 16:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë kësaj jave ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se mund të shtyhet liberalizimi i vizave për ketë vit, por sot i ka ndërruar fjalët.

    Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në debatin e organizuar nga “Asociacioni i Parlamenteve Evropiane” që po mbahet në Strasburg, e ku në fjalën e saj, ka kërkuar që liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës të ndodh brenda këtij viti, shkruan Gazeta Express.
    Ajo ka shprehur bindjen se pjesa më e rëndësishme ku BE-ja duhet të përqendrojë politikën e saj të jashtme është procesi i zgjerimit.

    “Përfshirja e më shumë vendeve në familjen evropiane do t’u mundësojë që këto vende të arrijnë jo vetëm reformat në ekonomi por edhe fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Politika e zgjerimit të BE-së duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE-së më të plotë dhe më të qëndrueshme”, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se pret që kjo të riafirmohet nga institucionet e BE-së, si dhe për të gjithë rajonin, një perspektivë dinamike, konkrete dhe e arritshme.

    BE-ja ka rregullat e veta për pranimin dhe vendet e Ballkanit kanë ende punë për të bërë me reforma thelbësore që prekin sektorët më të rëndësishëm, ceku Ministrja Dhurata Hoxha, megjithatë BE duhet të jetë në gjendje të vlerësojë në mënyrë objektive arritjet dhe të japë vendim në përputhje me rrethanat dhe meritat.

    “Anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit do të kishte një ndikim pozitiv edhe në politikën kombëtare të vetë shteteve duke absorbuar praktikat më të mira dhe vlerat evropiane”, theksoi Ministrja Hoxha.

    Gjatë presidencës austriake, Kosova pret që të mbyllet procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave, kur dihet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara në udhërrëfyesin dhe kjo është konfirmuar nga Komisioni Evropian.

    “Qytetarët tanë besojnë në vlerat evropiane, duke ndjekur rregullat dhe vlerat integruese. Gjatë presidencës austriake, presim mbështetje të pakursyer, veçanërisht për reformat e ndërmarra, të pasqyruara në strategjitë e përbashkëta tashmë të miratuara”, theksoi Ministrja Hoxha./

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.