Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte vetëm të mira

    30/10/2018 | 11:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Sandor Pinter, ka pritur sot në takim ministren Dhurata Hoxha, me të cilën kanë diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ministri hungarez ka shprehur mbështetjen e tij të plotë pro liberalizimit, duke thënë se një gjë e tillë do të sillte vetëm gjëra pozitive, shkruan Gazeta Express.

    Ministrja për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha, u prit sot në takim në Budapest nga ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë, Sandor Pinter dhe me këtë rast theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.

    Ministrja Hoxha e njohu nga afër me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, Pinter, në veçanti rreth plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave dhe njëherësh kërkoi mbështetje nga ai për këtë proces në mbledhjen e Këshillit të ministrave.

    Lëvizja e lirë, do të shënonte një moment tepër të rëndësishëm për qytetarët tanë, ceku Ministrja Hoxha, duke vënë në pah uljen e jashtëzakonshme të migrimit ilegal në vitet e fundit, fushatën e suksesshme të informimin rreth rregullave për lëvizjen e lirë në shtetet e Shëngenit, si dhe anketave kredibile rreth përqindjes së ultë të të rinjve për migrim, janë faktor që do të ndikonin në vendimmarrje, nga ministrat gjegjës në Këshillin e Ministrave.

    Ministri Pinter e falënderoi Ministren Hoxha për argumentet e parashtruara, duke vënë në spikamë, rëndësinë e përmbushjes së kritereve nga udhërrëfyesi, por edhe të faktit se Kosova është i vetmi vend në Evropë me kufizim të lëvizjes së lirë.

    Ai e siguroi Ministren Hoxha se Hungaria, që nga fillimi i demokracisë, ishte krah qytetarëve të Kosovës, jo vetëm me njohjen e pavarësisë por edhe për integrim në organizatat ndërkombëtare.

    Pinter ritheksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të sillte vetëm të mira jo vetëm për Kosovën dhe rajonin por edhe më gjerë, duke rikonfirmuar mbështetjen e gjithanshme nga Hungaria.

    Ne jemi zotuar, madje vlen si zotim konsensual i Republikës tonë, se rruga jonë pa alternativë është rruga integruese, theksoi Ministrja Hoxha. Në këtë fazë të zhvillimeve, me prioritet është liberalizimi i vizave, theksoi ajo, duke vënë në pah se Komisioni dhe Parlamenti Evropian e kanë rikonfirmuar përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim./Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.