Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është një nga emrat më të përfolur në media.
Ajo është mjaft e ndjekur nga fansat në Facebook dhe Instagram, në të cilat është çdo ditë aktive, shkruan lajmi net.
Në atë Instagram së fundmi ndau një fotografi me ndjekësit teksa ju prezanton me prindërit e saj. “Nana dhe Babi! #DashuriPaKufi”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Vlora duket se është kopje e së ëmës e që siç shihet bukurinë e ka trashëguar nga ajo. Çitaku shquhet për dukjen atraktive dhe elegancën e saj që vazhdimisht e përcjell tek publiku.
Nga ana tjetër, Çitaku shquhet si politikane tejet e suksesshme dhe mjaft e zonja në punën që bën.