Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Më në fund një ministër i Haradinajt i përgjigjet ministrit turk për ‘gylenistët’

    25/10/2018 | 18:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavosuglou këto ditë e vizitoi Kosovën, me ç’rast kërkoi nga Qeveria që t’i dorëzoj tek Turqia të gjithë ‘gylenistët’ që jetojnë në Kosovë.

    Nga Qeveria e Kosovë më në fund ka ardh një reagim. Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Dardan Gashi, i ftuar në FRONTAL të T7, ka folur rreth kërkesës së ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavosuglou, për mbylljen e shkollave të Fetullah Gulenit dhe kapjes së ‘gylenistëve’ të tjerë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kosovë.

    Gashi ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të veprojnë sipas qejfit të Erdoganit.

    “Nuk mund të luajm këtu si t’i teket dikujt në Ankara apo në Stamboll. Ai kur ka qenë mirë me Gulenin i ka hapur shkollat. Dhe tash për shkak se i ka prishur raportet, po kërkon që t’i mbyll shkollat”, ka thënë Gashi, shkruan Express.

    Gashi ka thënë se me deportimin e 6 shtetasve turq ishte bërë një gabim, dhe thotë se nuk duhet gabuar pësëri me gjëra të tilla.

    “ Është bërë një gabim me depërtimin e atyre gjashtëve. Shpresojmë të mos gabojmë me gjërat të tillaPa vendos dikush nga drejtësia jonë se është përfshirë në aktivitete të dyshuara terroriste, askush nuk guxon të preket”, është shprehur zëvëndëskryeministri Gashi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.