Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    McAllister: Kosova meriton liberalizimin e vizave

    10/10/2018 | 10:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe raportuesi për Serbi, David McAllister ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave, prej kur institucionet punuan fort në përmbushjen e kritereve.

    McAllister gjatë vizitës që e ka bërë fundjavën që shkoi në Prishtinë, në të cilën takoi presidentin, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, shkruan Schengenvisainfo, përcjell Klan Kosova.

    “Institucionet e Kosovës kanë punuar fort për të përmbushur të gjitha kriteret dhe tash është koha që të kryhet liberalizimi i vizave”, ka thënë McAllister duke shtuar se ka vende që ende kanë dyshime për këtë.

    “Ka disa dyshime nga disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, por jam i vetëdijshëm që pritjet në Kosovë janë të mëdha” ka thënë ai, duke thirrur liderët kosovarë se është koha për të treguar për përpjekjet e bëra para anëtarëve të vendeve që kanë shqetësime lidhur me këtë.

    McAllister ka prekur edhe çështjen e zgjerimit të BE për Ballkanin, duke shtuar se shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian përkrahin procesin e zgjerimit “ për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, që ka thënë se ka perspektivë evropiane.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.