Është karikaturisti nga Vushtrria i njohur me nofkën Mass, që në të shumtën e herave pasqyron situata e momente nga përditshmëria jonë shoqërore e politike.
Mass është mjeshtër i kësaj, dhe e zotëron pikërisht talentin për të pasqyruar përmes karikaturës atë që ndodh e pritet të ndodh në shoqërinë tonë.
Karikatura e tij e rradhës ka të bëjë me diçka të shumë pritur për të gjithë ne, e ajo është Liberalizimi i Vizave, të cilin ai e ka paraqitur si fenomen i cili do të ketë edhe rrjedhoja.
Vizatimi i tij që njihet edhe si karikaturë shfaq një karrocë që rrëzon shefin teksa punëtori ikë larg edhe për t’i humbur balancin, me gjasë për të emigruar diku ku ka më shumë dinjitet dhe paguhet më shumë.