Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Marshim i qytetarëve nga jugu në veri për hapjen e Urës – Bahtiri e Rakiqi konflikt në Zyrën e BE-së

    05/10/2018 | 12:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për revitalizimi e urës së Ibrit punimët kanë filluar në vitin 2015, projekt i cili është financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, pasi që ishte larguar barrikada e vendosur nga serbët mbi këtë urë.

    Por edhe pse punimet në revitalizimin e urës kanë përfunduar shumë muaj më parë, ende Zyra e BE-së nuk e ka bërë përurimin e përfundimit të projektit, duke e lënë kështu urës të bllokuar për qarkullim të automjeteve, përderisa këmbësoret lëvizin pa problem në dy anën e lumit ibër.

    Siç dihet hapjen e urës së Ibrit po e pengon kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, i cili po e kushtëzon hapjen e urës me nënshkrimin e një marrëveshje mes Mitrovicës së jugut dhe të veriut për përcaktimin e kufijve administrativ, me ç’rast Rakiqi po kërkon që katër fshatra të banuara me shumicë shqiptare që gjenden matanë lumit Ibër t’i kalojnë në administrim veriut, ani pse me Marrëveshjen e Ahtisarit ato janë pjesë e Mitrovicës së jugut.

    Në shenjë reagimi me mos hapjen e urës së Ibrit, gazeta online Veriu.info mëson nga disa veprimtarë dhe OJQ të Mitrovicës po përgatitet një marshim paqësor nga Mitrovica e jugut për në Mitrovicën e veriut.

    “Nuk lejojmë që pafundësisht të mbetet e bllokuar ura e ibrit. Mjaftë më, kaluan 19 vjet dhe ura ende është e bllokuar. Ne jemi duke organizuar një marshim paqësor, i cili do të niset nga qendra e Mitrovicës së jugut dhe do të vazhdoj në rrugën kryesor të Mitrovicës së veriut, për të përfunduar tek spitali. Nëse gjithçka shkon në rregull, këtë marshim do ta realizojmë në mes të javës së ardhshme”, ka thënë njëri prej organizatorëve në kushte anonimiteti për Veriu.info, pas dashur t’i bëhet publik emri deri në njoftimin zyrtar të marshimit.

    Burime të gazetës online Veriu.info bëjnë të ditur se për organizimin e këtij marshimi paqësor është e njoftuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë, nga e cila redaksia ka kërkuar përgjigje por që ajo zgjedhur heshtjen.

    Veriu.info mëson se të martën në Zyrën e BE-së në Prishtinë ka qenë një takim shumë i tensionuar mes kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri dhe kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq.

    “Apostolova e ka organizuar një takim mes kryetarëve të dy komunave të Mitrovicës, por i cili nuk ka përfunduar në mënyrë aspak të mirë, për shkak se Bahtiri dhe Rakiq kanë pasur një konflikt të ashpër verbal. Deri te tensionimi ka ardhur kur Bahtiri ka kërkuar që ura e Ibrit të hapet më së largu javën e ardhshme, ndërsa Rakiqi e ka kushtëzuar hapjen e urës me marrjen e katër fshatrave shqiptare që gjenden matanë ibrit, po që legalisht janë pjesë e Mitrovicës së jugut”, ka thënë burimi i Veriu.info

    Mësohet se shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar një javë kohë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për hapjen e urës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.