Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Marineli: Trupat paqeruajtëse nuk tërhiqen nga Kosova

    27/10/2018 | 14:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kreu i zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesar Marineli, ka thënë se trupat e NATO-së nuk do të tërhiqen nga Kosova, as nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve.

    Ai gjithashtu ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ka potencuar se një gjë e tillë është një ‘çështje shumë e vështirë politike’, raporton Gazeta Express.

    “Kur vjen fjala për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ne i pranojmë ata në mandatin aktual. Nëse ka ndryshime, ato duhet të diskutohen në nivelin e Këshillin e Atlantikut të Veriut”, ka thënë Marineli, teksa është pyetur për lëvizjet e fundit që janë bërë nga Kuvendi i Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

    Marineli këto deklarata i ka bërë në një intervistë për ‘Voice of America’, derisa ka treguar edhe për diskutimet ndërmjet tij, Aleksandar Vuçiqit dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Ai ka thënë se kanë biseda të vazhdueshme me Vuçiqin, dhe thekson se kanë qëndrime të ndryshme për disa tema të caktuara.

    Marineli gjithashtu ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se NATO e mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve dhe gjithashtu edhe përpjekjet për reduktim të tensioneve dhe zgjidhje të keqkuptimeve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.