Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lushtaku tregon se si janë raportet ndërmjet ‘Gjarprit dhe Lulit’

    24/10/2018 | 21:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kryetari i Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së, Sami Lushtaku ka deklaruar se PDK ka qenë gjithmonë fituese në zgjedhje, mirëpo koalicioni PAN e ka dëmtuar atë, shkruan Gazeta Blic.

    I ftuar në T7, Lushtaku tha se nëse PDK është aktive do të jetë partia e parë në Kosovë.

    “Nëse jemi aktiv, dhe punojmë shumë atëherë jemi partia e parë në Kosovë. PDK ka fituar komunat më të mëdha në Kosovë, por koalicioni PAN e ka dëmtuar partinë”, tha ai.

    Lushtaku tregoi se si janë raportet në mes kryetarit të dikurshëm të PDK-së, Hashim Thacit, dhe kryetarit të tanishëm të kësaj partie, Kadri Veseli.

    “Raportet mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë shumë të mira. Unë takohem pothuajse çdo ditë me ta. Kam pasur rastin që të jemi në dreka e darka bashkë dhe raportet e tyre janë të mira”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

    Ndërsa sa i përket asaj se a ka ende ‘gisht’ Thaçi në PDK, Lushtaku tha që Kadri Veseli është kryetari i vetëm, dhe që ai është një lider shumë i mirë./Gazeta Blic./

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.