Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Limaj i siguron përfaqësuesit e SBASHK-ut se do të merren parasysh kërkesat e tyre

    24/10/2018 | 16:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kanë pritur në takim përfaqësues të SBASHK-ut.

    Limaj i ka inkurajuar përfaqësuesit e SBASHK-ut që të jenë pjesë përbërëse e të gjitha institucioneve këshillëdhënëse dhe hartimit të strategjive në funksion të përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë.

    Ministri Bytyqi ka thënë se do të trajtojë çdo kërkesë që vjen nga SBASHK-u.

    Bytyqi ka thënë se ministria të cilën ai e drejton mbetet e përkushtuar për rritjen e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet.

    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut ka ngritur disa shqetësime; siç është çështja e Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90- ta dhe Projektligji për Pagat, për të cilin ka thënë se është diskriminues për mësimdhënësit.

    Ai ka kërkuar ndihmën e Qeverisë që gjatë shqyrtimit në Kuvend të këtij projektligji të merren parasysh kërkesat e tyre.

    Limaj dhe Bytyqi janë zotuar se do t’i marrin parasysh kërkesat e SBASHK-ut dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Temperaturat nën 0 gradë dhe borë – Parashikimi i motit për nesër
    • Ja kur i luan ndeshjet Shqipëria në Euro 2024
    • Me intensitet të shtuar vazhdon ndërtimi i rrugës “Pestovë-Druar”
    • Ali Ahmeti për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Lobimi i tij ishte kushtrim drejtësie
    • Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.