Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Liberalizimi i vizave, anëtarësimi në INTERPOL si dhe luftimi i krimit e korrupsionit do të jenë në fokus të Qeverisë!

    19/10/2018 | 16:24
    ????????????????????????????????????
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të parë nga afër punën që po e zhvillon ky institucion i vendit, me rastin edhe të marrjes së detyrës të Ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

    Në konferencën për media pas takimit, Kryeministri Haradinaj, tha se ky ishte një takim pune dhe se fokusimi ishte tek tri temat bazë, e që siç e theksoi ai, është vetë luftimi i krimit dhe ruajtja e rendit publik në vend, por edhe dy punët tjera si INTERPOLI dhe liberalizimi i vizave.

    “Kam ardh që të bisedojmë, qartësohemi, se a e kemi mbuluar çdo vakum potencial dhe a ekziston një koordinim i mirëfilltë i ndërsjellë nga niveli politik, në këtë rast ministri dhe të gjithë të ngarkuarit në punë”, deklaroi Kryeministri Haradinaj, njofton kumtesa e kryeministrisë.

    Kryeministri Haradinaj, tha se përshtypja që pati nga takimi i sotëm është se të gjithë janë në nivel të punës, edhe ministri po ashtu që i ka marrë përgjegjësitë, por edhe të gjithë zyrtarët e tjerë, duke shprehur kështu falënderime për punën e tyre, e në veçanti policinë e Kosovës, që siç tha ai, punojnë në ofrimin e sigurisë së vendit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, pasi e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën e tij, tha se ky takim u zhvillua për nevojat dhe detyrat që i ka kjo Ministri.

    “Përgjegjësitë që i mban ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjësi që ndikojnë shumë në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës prandaj duhet qenë shumë vigjilent që këto përgjegjësi t’i bartim dhe ti shndërrojmë në suksese”, përfundoi ministri Mustafa.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Hovenier: Anulohet pjesëmarrja në Defender 23, kjo është pasoja e parë për Kosovën
    • Ekipi i REL sulmohet në Zubin Potok
    • Kamberi drekon me Hillin: Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës kërkon masa urgjente
    • Dyshohet se dëmtuan një flamur në Graçanicë, arrestohen të rinj
    • Në Vushtrri vendkalimet për këmbësorë nuk janë më zebra, por si piano
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.