Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, projektet e të cilës janë mjaft të pëlqyera, njihet edhe si një patriote e vërtetë.
Këtë ndjenjë patriotizmi, e ka për shumë arsye, por ndër më kryesoret, është humbja e babait të saj në periudhë lufte.
Ajo bëhet e ndjeshme sa herë që flitet për këtë temë, madje së fundi gëzim e dhimbje u bashkuan në gjendjen e saj shpirtërore, pasi që u rivarrosën eshtrat e babait të saj në vendlindje, pas kërkesës së saj të kahmotshme.
Ndërsa sot, pas lajmit për kalimin e tre Projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, reagimet qenë të shumta edhe nga figura të njohura.
Ndër to, edhe Leonora Jakupi nuk mbeti pa publikuar një imazh të veçantë ushtrinë, me ç’rast shpreh ndjenjën e gëzimit ndaj këtij lajmi.
/Kosovarja/