Aurora Krasniqi e cila po trajtohej nga sëmundja e leukemisë në Turqi, ka ndërruar jetë sot.
Ka qenë deputeti Labinot Tahiri, ai i cili ka dhën lajmin se Aurora ka vdekur sot dhe se e ndejra do të varroset nesër në fshatin Hajvali të Prishtinës, transmeton Magazina.al
Aurora vuante nga sëmundja Leukemisë dhe trajtimi i saj për në Turqi ishte bërë i mundur falë bamirësve por që 18 vjecarja nuk arriti ta mund sëmundjen.
Labi sot ka ndarë edhe videon kur Aurora ishte nisur për shërim në Turqi nga aeroporti i Prishtinës.
Aurora Krasniqi ishte me autorizim ligjor nën kujdesin e tezes së saj Remzie Idrizit, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë para 10 vjetësh ndërsa babai i saj është pensionist.