Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky ministër i qeverinsë së Kosovës detyrohet ta mbyll biznesin

    24/10/2018 | 10:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka mjaftuar një shkresë zyrtare e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) që ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo të detyrohet ta shuajë biznesin e tij privat “Future System”. Reagimi i Antikorrupsionit ka ardhur tek pas raportimit të gazetës “Zëri” në maj të këtij viti për rastin “Rikallo”, ku bëhej e ditur se ky i fundit edhe disa muaj pas marrjes së postit të ministrit të Bujqësisë figuronte si pronar dhe si person i autorizuar në biznesin e tij “Future System”.

    Gazeta “Zëri” ka siguruar vendimin e AKK-së për këtë rast, në të cilin konfirmohet se ministri Rikallo gjendej në konflikt interesi.

    “Ky rast ka filluar të shqyrtohet pas një informate të dërguar në adresë të AKK-së dhe sipas procedurës së paraparë janë analizuar informatat dhe është bërë verifikimi i informacionit dhe të dhënave të tjera të siguruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është vërejtur se zyrtari i lartë Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, figuron si person i autorizuar në biznesin privat me emër “Future System”, që sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik kjo situatë paraqet konflikt të mundshëm interesi dhe papajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në mes tjerash në vendimin e Antikorrupsionit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për nesër
    • Lëshohet lokali me qera në kompleksin “Qarshia” në Vushtrri
    • Spahiu thotë se flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri
    • Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës
    • Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.