Vendi më i ftohtë në botë dhe i pabanueshëm është një fshat i vogël në Siberi i quajtur ‘Oymyakon’ ku temperaturat bien deri në -67 gradë C.
Temperaturat mesatare gjatë dimrit janë rreth -50 gradë C në Oymyakon dhe vetëm 500 njerëz e quajnë këtë fshat shtëpi.
Fotografi Amos Chapple, nga Zelanda e Re, vizitoi fshatin rus dhe e pa se sa të dhimbshme mund të jenë temperaturat e ulëta, transmeton Gazeta Express.
“Më kujtohet se ndjeja sikur të ftohtit po mbërthente fizikisht këmbët e mia, befasia tjetër ishte se sa herë pështyma ngrihej në buzë, ngrirja e saj më çante buzët”, tha ai për Weather.com.
Chapple udhëtoi nga Yakutsk, qytetin më të ftohtë në botë, për në Oymyakon, zonën më të ftohtë në botë.