Shumë njerëz në botë kanë aftësi për të bërë diçka të veçantë dhe interesante.
I tillë është edhe ky djalosh në videon e mëposhtme, i cili mund të bëj zërin e cilësdo kafshë, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.
Ai në videon më të gjatë se treminutëshe bën si gjeli, pula, lopa, qeni, zogu, huti, macja, kali apo delja.
Nëse e dëgjon me symbyllur, nuk do ta mendoje se këta zëra i bën një njeri. Shikojeni dhe binduni. /Indeksonline/