Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kujdes, ky është mashtrimi i ri ndaj përdoruesve të iPhone

    26/10/2018 | 20:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një mashtrim i ri po merr në shënjestër përdoruesit e iPhone dhe përpiqet t’i mashtrojë ata në dhënien e informacionit të tyre të hyrjes në Apple.

    Ai vjen në formën e një email-i që duket të jetë nga shërbimi i transmetimit muzikor Spotify dhe pretendon të jetë konfirmim i blerjes.Në email-in e rremë thuhet se përdoruesi ka shpenzuar 115 funte në një abonim premium dhe ofron një hiperlink për ata që ‘të rishikojnë abonimin e tyre’.

    Klikimi çon në një faqe me pamje autentike që kërkon detajet e identifikimit të Apple. Natyrisht, ajo shkon drejt kompjuterëve të mashtrimit kibernetikë, transmeton KosovaPress.Mashtrimi më i ri ndaj përdoruesve të iPhone është bërë i ditur në rrjetin Reddit.Dorëzimi i informacionit personal do t’i japë njerëzve këtë kontroll të plotë mbi një llogari Apple. Kjo do të thotë se ata do të kenë qasje në foto, video ose ndonjë informacion tjetër të ruajtur në një llogari të iCloud, transmeton KosovaPress.

    Apple thotë se kurrë nuk do t’ju kërkojë kredencialet e identifikimit tuaj. Kompania gjithashtu ka një faqe të dedikuar për të shpjeguar problemin e phishing.“Si rregull i përgjithshëm, kurrë mos dërgoni informacione mbi kartën e kreditit, fjalëkalimet e llogarisë, ose informacione të gjera personale në një email, përveç nëse vërtetoni se marrësi është ai që pretendon të jetë,” thotë kompania.Shumë kompani kanë politika që thonë se kurrë nuk do të kërkojnë informata të tilla nga konsumatorët me email. Apple thotë se kushdo që pranon atë që mendojnë se është një email phishing, duhet ta dërgojë në reportphishing@apple.com për ta raportuar.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Temperaturat nën 0 gradë dhe borë – Parashikimi i motit për nesër
    • Ja kur i luan ndeshjet Shqipëria në Euro 2024
    • Me intensitet të shtuar vazhdon ndërtimi i rrugës “Pestovë-Druar”
    • Ali Ahmeti për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Lobimi i tij ishte kushtrim drejtësie
    • Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.