ryetari i komunës se Vushtrrisë Xhafer Tahiri, e përkrah iniciativën e sindikatës së shërbyesve civil, duke deklaruar se shërbyesit civil në çdo institucion duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Institucionet duhet të veprojnë në bazë të ligjit në fuqi , të kemi nivelizim të pagave për shërbyes civil në të gjitha nivelet, në mënyrë që të krijohen kushtet e barabarta për të gjithë”, ka thënë Tahiri.
Sindikata e shërbimit civil të Kosovës në Vushtrri sot organizoj protestë për kundërshtim të projektligjit për pagat e shërbyesve civil të komunave.