Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari Jashari vazhdon me publikimin e kontrateve publike

    09/10/2018 | 11:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vazhduar me publikimin kontratave publike me operatorë ekonomikë.

    Ai është shprehur se kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit të tij dhe qeverisjes lokale për transparencë të plotë, sa i përket menaxhimit të financave publike.

    “Jam zotuar të bëjmë gjithçka që na lejojnë ligjet dhe rregullat e demokracisë për të ofruar shërbime efikase ndaj qytetarëve, sikurse që jam zotuar për llogaridhënie dhe transparencë në qeverisjen time”, ka thënë Jashari.

    Kjo është faza e dytë e publikimit të kontratave publike me operatorët ekonomikë, për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo furnizime të ndryshme në Komunën e Skenderajt.

    “Kjo praktikë e re që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Skenderaj, do të vazhdojë për aq kohë sa do të jem kryetar i Komunës”, ka theksuar kreu i Komunës së Skenderajt.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
    • Miftaraj: Vrasjet e grave nga burrat duhet trajtuar me shumë seriozitet si femicid
    • “Kosova, projekt i përkohshëm”, Miftaraj: Aliu duhet të shkarkohet menjëherë
    • Kjo është arsyeja që dyshohet se mund të ketë inspiruar Naimin për vrasjen e Liridonës
    • Albin Kurti bëri homazhe te varret e tre veprimtarëve: Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.