Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përfshirë në një debat me nënkryetarin e kuvendit Xhavit Haliti përderisa ky i fundit po udhëhiqte seancën.
Ndërsa po votohej një mocion, Haliti tha se nuk kaloi me vota por menjëhere i ka ndërhyrë Haradinaj nga vendi duke i thënë a është në gjumë apo zgjuar.
‘A je në gjumë a çutë. Shihe se nuk na bëjnë kartelat, qysh nuk kalon ligji’.
E pas kësaj Haliti i ka reaguar duke i thënë të shohë punën de tij se nuk mund t’i tregojë ai për procedurën.
Ai më tej ka thënë se nuk është argat i qeverisë.